UEFA zbulon formacionin më të mirë të “Euro 2024”, 6 spanjollë në Top 11

UEFA ka zbuluar sot formacionin më të mirë të Kampionatit Europian që u zhvillua në Gjermani dhe ku dominon absolutisht Spanja.

Në portë është portieri i Francës Maignan, i cili ia doli që ta ndihmonte në shumë raste “Gjelat” për të shkuar deri në gjysmëfinale. Në mbrojtje është Cucurela, Saliba dhe Akanji në qendër, ndërkohë që Walker është përfaqësuesi i vetëm nga Anglia.

Në mesfushë është dominim spanjoll me Fabian Ruiz, Rodri dhe Olmo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sulm nuk mungojnë dyshja Nico Williams dhe Yamal, të cilët plotësohen nga Musiala i Gjermanisë. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i 11 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe teksti

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?