Uellsi kalon në gjysmëfinale, 3-1 me Belgjikën

Uellsi ka shkruar historinë me këtë debutim të suksesshëm duke mbërritur deri në gjysmëfinalet e Euro 2016.

Uellsianët triumfuan  në stadiumin Stade Pierre-Mauroy kundër Belgjikës me rezultatin 3:1.

Ishin belgët ata që shënuan të parët, por mesfusha cilësore e uellsianëve ndërtoi aksione aq sa për të përmbysur rezultatin me 3 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Radja Nainggolan me një goditje të fuqishme prej rreth 30 metrave në minutën e 13-të takimit, kapi në befasi portierin Hennessey duke dërguar topin në rrjetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekipit të Gareth Bale iu desh 18 minuta kohë që të barazonin rezultatin për të bërë më tutje edhe përmbysjen e madhe.

Kapiteni dhe qendërmbrojtësi Ashley Williams hapi rrugën e shënimit të tre golave me një gol me kokë të ardhur nga kornia.

Në pjesën e dytë u prit që belgët të kthejnë epërsinë, por ndodhi e kundërta pasi  Uellsi shënoi edhe golin e dytë në këtë takim.

Kur pritej të përfundonte takimi, në të 85-tën minutë Sam Vokes realizoi golin e tretë dhe të nokautit për belgët dhe kështu, ndeshja përfundoi 3:1 për Uellsin.

Pas kësaj fitore, Uellsi në gjysmëfinale do të takohet me Portugalinë, e cila eliminoi mbrëmë pas penalltive Poloninë.

Në këtë ndeshje do të kemi  përballjen interesante mes dy futbollistëve të Real Madridit, Gareth Balet dhe Cristiano Ronaldos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?