Uldedaj mbron fronin botëror, kampioni lezhjan triumfon ndaj Nnamdit me vendim unanim

Boksi shqiptar vazhdon të shkruajë histori. Jurgen Uldedaj ka rikonfirmuar statusin e tij si kampion bote në IBO, pasi mposhti rivalin nigerian Austine Nnamdi në një duel të fortë dhe të luftuar deri në raundin e fundit, duke mbrojtur me sukses titullin në peshën cruiserweight. Sfida u zhvillua në Londër, aty ku Uldedaj zbriti në ring për mbrojtjen e parë të kurorës botërore.

Boksieri lezhjan tregoi qetësi, disiplinë taktike dhe superioritet në momentet kyçe të përballjes, duke fituar me pikë pas 12 raundesh intensive. Sipas bilancit të sfidës, Uldedaj triumfoi në 7 raunde, ndërsa humbi 5 të tjera, çka bëri që tre gjyqtarët të vendosnin unanimisht në favor të shqiptarit.

Me këtë sukses, Uldedaj jo vetëm ruan titullin e kampionit botëror, por forcon edhe më shumë pozitën e tij në arenën ndërkombëtare të boksit profesionist, duke konfirmuar se flamuri kuqezi vijon të përfaqësohet denjësisht në skenat më të mëdha sportive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?