Uli Hoeness: Tifozët e Bayernit më kanë bërë që të qaj si fëmijë në burg
Presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoeness, ka zbuluar se ai kishte qarë si fëmijë për shkak të mbështetjes që mori gjatë kohës së tij në burg, për shkak të evazionit fiskal.
Hoeness deklaroi se tifozët e klubit e dinin se ai ka bërë gjithçka për klubin gjerman.
Uli Hoeness i ka kaluar 49 vjet me Bayernin, fillimisht si lojtar, pastaj si menaxher i përgjithshëm e së fundi si president i klubit, pozicion ky nga i cila do të largohet më 15 nëntor.
Hoeness i ka fituar shumë trofe dhe çmime individuale gjatë kësaj periudhe të tij me Bayernin.
Mirëpo, vendimi për ta dënuar me burgim për shkak të shmangies në pagimin e taksave në vitin 2014 e ka lënë një njollë në karrierën e tij të suksesshme.
“Ai ishte gabimi im më i madh. Pendohem thellësisht dhe kritikat për atë gjë janë të arsyeshme. Unë e dija se do të duhej të shkoja në burg. Franck Ribery qau dhe tifozët e brohoritën emrin tim. Kjo më ndikoi në mënyrë të pabesueshme”, ka thënë Hoeness.
“Disa nga letrat që i merrja në burg ishin aq prekëse saqë unë qaja si fëmijë në qelinë time. Unë vetëm mund të buzëqesh kur më kujtohet kritikat. E di që tifozët e dinë, thellë-thellë, se unë gjithmonë dhe kam bërë gjithçka për ta”, përfundoi Uli Hoeness.