Ultimatumi, o Ronaldo, o Benitez te Reali!

 

Cristiano Ronaldo dhe trajneri i Real Madrid, Rafa Benitez, duket se nuk i kanë punët mirë dhe mosmarrëveshjet mes tyre mund të kenë ndihmuar Barcelonën që të shpartallojë Realin brenda në shtëpi, mbrëmjen e së shtunës, 0-4.

Pas disfatës së pësuar nga Barcelona në Clasico, kanë dalë shumë lajme mbi shkaqet e humbjes së thellë, që e çoi Real Madrid plot 6 pikë pas kryesuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

E fundit është se Cristiano Ronaldo, super-ylli i klubit dhe golashënuesi më i mirë në vitin 2015 në La Liga, i ka vënë ultimatum klubit që të zgjedhin mes tij dhe trajnerit Benitez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ronaldo është parë tejet i dëshpëruar pas disfatës 0:4 në Bernabeu, ndërsa ka kundërshtuar ashpër mënyrën se si Benitez kishte vendosur që të luante në këtë takim.

Raportohet që portugezi t’iu ketë thënë lojtarëve të tjerë në dhomat e zhveshjes, që  ose do të largohet Benitez, ose do të largohet ai vet.

Sakaq, zërat e një largimi të mundshëm të C ristiano Ronaldos po shtohen, pasi disa media spekulojnë se Ronaldo tani kërkon të fitojë pushtet absolut për të mbyllur karrierën te Real Madrid, ose në të kundërt ai do të luajë sezonin e tij të fundit këtë vit në Bernabeu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?