United bën detyrën ndaj Newport dhe shkon në raundin tjetër të FA CUP

Manchester United fitoi me shifrat 2-4 ndaj Newport dhe vijon rrugëtimin në FA CUP. Në ndeshjen e vlefshme për 1/16-at, “Djajtë e kuq” realizuan me Fernandes dhe Mainoo brenda 13 minutash.

Vendasit nuk u demoralizuan dhe në Rodney Parade (Newport), Morris ndëshkoi portierin turk të United, Altay Bayindir. Në pjesën e dytë, Evans (47’) shfrytëzoi në maksimum një krosim të Lewis.

Gjithsesi, të besuarit e Ten Hag arritën të shënonin edhe 2 herë. Antony nuk fali në të 68-tën, pas një topi të kthyer te ai nga shtylla. Në fund pati kohë edhe për Hojlund.

Swiss Digital Desktop Reklama
Newport County v Manchester United | Key Moments | Fourth Round | Emirates FA Cup 2023-24

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?