United bën gati 100 milionë euro për bomberin e Tottenhamit
Te Manchester United situata është ende e tensionuar pas protestave të forta të tifozëve javën e kaluar. Mbështetësit e “Djajve të Kuq” ende vijojnë të kontestojnë familjen Glazer që zotëron klubin për shkak të rolit të tyre organizativ për SuperLigën e Europës ndaj dhe ata mendojnë t’u bëjnë një dhuratë të madhe tifozëve në merkaton e verës.
Duke parë se Edinson Cavani nuk dëshiron të qëndrojë dhe ekipi ka nevojë për një bomber, te United mendojnë se ka ardhur moment që të blihet Harry Kane. Bomberi anglez garanton shumë gola dhe mund të jetë një pikë referimi në repartin e avancuar.
Për të bindur presidentin Levy, drejtuesit e Manchester United kanë gati një ofertë prej 90 milionë paund, pothuajse 100 mln Euro, shumë që do të sistemonte problemet financiare të Tottenham. E vetmja pengesë është fakti që Levy nuk dëshiron të përforcojë një ekip rival si United, teksa këta të fundit janë i vetmi ekip që mund të ofrojnë një shumë kaq të madhe në pandemi.