United bën gati super ofertën për yllin e mbrojtës së Realit!
Pas Sergio Ramos, Reali i Madridit mund të humbasë edhe Raphael Varane. Qendërmbrojtësi francez ndryshe nga Ramos është ende nën kontratë me Los Blancos por në drejtim të tij ka shumë oferta dhe një ndër më të rëndësishmet është ajo e Manchester United.
Klubi anglez i “Djajve të Kuq” thuhet se i ka bërë klubit të Realit një ofertë fillestare për Raphael Varane. Aktualisht Raphael Varane është i përqendruar te Euro 2020 teksa është një nga pikat kyçe në qendrën e mbrojtjes së kombëtares franceze.
United ka bërë gati 58 milionë euro për lojtarin e Realit, por gjigantët spanjollë mendojnë mos ta lëshojnë pa 80 milionë euro francezin pasi ata e cilësojnë Varane një lojtar me një karrierë futbollistike të kompletuar dhe që ka ende shumë për të dhënë dhe është ende i ri në moshë vetëm 28-vjeç.