United dhuron spektakël, përmbys West Ham-in (VIDEO)

Manchester United mori një fitore me përmbysje 1-3 në fushën e West Hamit. Ky ishte suksesi i katërt radhazi për “Djajtë e Kuq” që po kalojnë një formë shumë të mirë.

Një ndeshje më dy fytyra nga futbollistët e Manchesterit, që e mbyllën pjesën e parë nën një gol, të shënuar nga Soucek në minutën e 38-të.

Një top i gjatë i portierit 23-vjeçar Henderson në minutën e 65-të shkoi në këmbët e Bruno Fernadesit, i cili ftoi në goditje Paul Pogba-në, që realizoi një nga golat më të bukur me fanellën e United.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky gol shërbeu si karburant për shpërthimin e “Djajve të Kuq”, të cilët realizuan edhe dy gola të tjerë me autorë Greesood dhe Rashford.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?