United e nis me “turp”, mundet nga Crystal Palace në “Old Trafford” (VIDEO)

Manchester United e ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin e ri në Premier League, duke pësuar një humbje 3-1 në sfidën e parë. Ekipi i Solskjaer vijon të shfaqë probleme të shumta në mbrojtje.

Në minutën e 7-të, pas një dalje mjaft të mirë të Schlupp nga krahu i majtë, Townsend arrin që ta dërgojë topin në cepin e portës së De Gea-s. United e ka të vështirë që të reagojë, madje do të shkaktonin një penallti që fillimisht do të pritej nga De Gea ndaj Ayew.

Gjithsesi për fatin e keq të portierit spanjoll arbitri e përsëriti, teksa në tentativën tjetër do të shënonte Zaha. Te United debutoi van de Beek, i cili tregoi menjëherë vlerat e tij duke rihapur sfidën 10 minuta nga fundi.

Shpresat e “Djajve të Kuq” zgjatë vetëm 5 minuta, teksa pas një kundërsulmi të shpejt Zaha lë të shtangur portierin De Gea duke mbyllur llogarit e kësaj ndeshje. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP