FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United fiton duelin direkt ndaj Sheffield, super Martial me tripletë (VIDEO)

Manchester United fiton duelin direkt ndaj Sheffield United në garën për zonën Champions dhe vazhdon t’i bëjë presion Chelsea-t për vendin e katërt. “Djajtë e Kuq” triumfuan 3-0 falë një Anthony Martial në formë të jashtëzakonshme.

Sulmuesi francez shënoi të tre golat e skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer, por nuk duhet anashkaluar edhe kontributi i Marcus Rashford me dy asiste.

Martial realizoi dy herë vetëm në pjesën e parë, në minutat 7’ dhe 44’. Në rastin e parë u shërbye nga Rashford, ndërsa në të dytin shfrytëzoi pasimin e saktë rrafsh me tokën të Wan-Bissakas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Goli i tretë i shënuar nga francezi ishte si lojë fëmijësh, falë zgjuarsisë së Rashfrod, që e nxori të lirë përballë portierit në minutën 74’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dominimi i “Djajve të Kuq” vijoi edhe në minutat e fundit, por pa mundur ta thellonin më tej diferencën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?