FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United fiton “klasiken” ndaj Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League

Një përballje spektakolare në Premier League ka përfunduar me triumfin 3-2 të Manchester United ndaj Liverpoolit në Old Trafford, në kuadër të javës së 35-të.

Vendasit e nisën furishëm takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të me Matheus Cunha. Vetëm tetë minuta më vonë, Benjamin Šeško dyfishoi shifrat për “Djajtë e Kuq”.

Në pjesën e dytë, Liverpool reagoi shpejt. Dominik Szoboszlai ngushtoi diferencën në minutën e 47-të, duke përfituar nga një gabim në mbrojtje. Në minutën e 56-të, Cody Gakpo barazoi shifrat në 2-2 pas një aksioni të ndërtuar sërish nga Szoboszlai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, fjala e fundit i takoi Manchester United. Në minutën e 77-të, Kobbie Mainoo shënoi golin e fitores me një goditje të saktë brenda zonës, duke vulosur rezultatin 3-2.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë sukses, Manchester United ngjitet në kuotën e 64 pikëve në vendin e tretë dhe siguron matematikisht pjesëmarrjen në Champions League për sezonin e ardhshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?