United fiton me dopietën e CR7 dhe merr kreun, City nuk gabon ndaj Leicester (VIDEO)

Manchester United, City dhe Arsenali kanë arritur që të bëjnë detyrën në javën e 4-t në Premier League. “Djajtë e Kuq” morën një sukses të gjithin portugez 4-1 ndaj Newcastle, falë dy golave të Cristiano Ronaldos dhe një të “perle” të Bruno Fernandes. CR7 u rikthye në mënyrën më të mirë në “Old Trafford” duke gëzuar tifozët me dopietë pas 12 vitesh. Goli i Manquillos shërbeu sa për statistika për miqtë. Lingard vulosi suksesin 4-1.

Manchester City triumfoi minimalisht 0-1 në transfertën ndaj Leicester golin e vetëm e shënoi Bernardo Silva, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes vendase.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arsenali ndërkohë u rikthye te fitoret duke mposhtur 1-0 Norwich City-in. Pierre Emerick Aubameyang shënoi golin e vetëm pas një këmbëngulje të gjatë në portën kundërshtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?