United fiton me manita ndaj Ipswich, Bruno Fernandes shkëlqen me tripletë

Manchester United ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e dytë të Premier League, duke mposhtur Ipswich Town 5-2 në “Old Trafford”. Protagonisti absolut i sfidës ishte kapiteni Bruno Fernandes, i cili realizoi tre gola.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 29-të, me Lev Davis, duke i shkaktuar vështirësi vendasve. United reagoi në fundin e pjesës së parë, kur Fernandes barazoi shifrat në minutën e 40-të. Greaves do të shënonte autogol, ndërkohë që në pjesën e dytë Fernandes mori plotësisht kontrollin e ndeshjes. Në minutën e 61-të ai shënoi nga pika e bardhë, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë kompletoi hat-trickun, duke e çuar rezultatin në 4-1.

“Djajtë e Kuq” nuk u ndalën dhe në minutën e 82-të Bryan Mbeumo realizoi golin e pestë. Ipsëich arriti të shënonte edhe një herë në minutën e 91-të me Chuba Akpom, por pa ndryshuar fatin e takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë triumf, Manchester United shkon në 3 pikë dhe ngjitet në vendin e 10-të, ndërsa Ipswich mbetet gjithashtu me 3 pikë, në pozicionin e 12-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?