United fiton me ndihmën e arbitrit kundër një Wolves-i spektakolar (VIDEO)

Manchester United ka arritur që të marrë një fitore shumë të vuajtur 1-0 ndaj Wolves, teksa polemikat për golin e vetëm ishin të shumta. Skuadra e Bruno Lage në fakt dhuroi spektakël gjatë gjithë ndeshjes duke pasur pafund raste shënimi. Gjithsesi Traore, Jimenez dhe Trincao ishin të pafatë në shanset ju krijuan. Mbrojtësi Saiss ndërkohë u ndal nga dy mrekulli të portierit De Gea.

Momenti vendimtar i ndeshjes ndodhi 10 minuta nga fundi i ndeshjes, teksa Ruben Neves pësoi një faull në afërsi të zonës, por arbitri vijoi lojën, duke i dhënë mundësinë Greenwood që të shënonte në një pozicion të prirët. Protesta të shumta të vendasve, por Mike Dean kishte vendosur për të mos ta ndryshuar vendimin, duke krijuar shumë polemika për këtë rast që dukej qartë që ishte faull nga Pogba. United me këtë fitore ngjitet në vendin e tretë me 7 pikë, 2 më pak se Tottenhami kryesues. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP