United fiton super duelin ndaj Chelsea-t, Broja ndalet nga shtylla (VIDEO)

Spektakël dhe emocione në super duelin mes Manchester United dhe Chelsea. Skuadra e Ten Hag merr një sukses të rëndësishëm 2-1 ndaj Bluve të Londrës, në një duel që rezultoi të ishte një ndër më të bukurit e sezonit.

Djajtë e Kuq e nisën më mirë ndeshjen, me Bruno Fernandes që humbi një 11-metërsh në minutën e 9-të. Gjithsesi 10 minuta më pas do të ishte Scott McTominay që do ta dërgonte topin në rrjetë.

Chelsea reagoi në fundin e pjesës së parë me Palmer që befasoi portierin Onana me një goditje të lehtë. United kërkoi me ngul golin në pjesën e dytë që do të vinte sërish nga McTominay, këtë herë me një goditje me kokë. Broja u aktivizua në 15 minutat e fundit, por për fatin e tij të keq një goditje me kokë do të përplasej në shtyllë.

Aston Villa shokoi kampionët në fuqi të Manchester City-it duke i mundur 1-0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Leaon Baily në minutën e 74-t. Pas 15 javësh Arsenali kryeson kampionatin me 36 pikë, 2 më shumë se Liverpooli që mbrëmjen e sotme fitoi 2-0 ndaj Sheffield. City mban vendin e katërt me 30 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP