United ka gati 75 milionë euro për talentin e Brighton

Manchester United është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Brighton për transferimin e mesfushorit kamerunas Carlos Baleba. Klubi anglez e ka bërë 22-vjeçarin një nga objektivat kryesorë të merkatos dhe tashmë negociatat kanë hyrë në fazën vendimtare.

Sipas raportimeve të Sky Sports News, Manchester United ka përgatitur një kontratë pesëvjeçare për Baleban, me marrëveshjen personale që pritet të finalizohet sapo klubet të arrijnë akordin përfundimtar.

Edhe kontrollet mjekësore janë planifikuar dhe do të zhvillohen menjëherë pasi të mbyllet marrëveshja mes Manchester United dhe Brighton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Detajet përfundimtare të tarifës dhe strukturës së pagesës ende nuk janë përcaktuar plotësisht. Megjithatë, marrëveshja pritet të ketë një vlerë mbi 75 milionë euro, çka do ta kthente Baleban në një prej investimeve më të rëndësishme të United gjatë kësaj merkatoje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Djajtë e Kuq” e kanë ndjekur prej kohësh mesfushorin kamerunas. Sipas Sky Sports Neës, interesimi i klubit për Baleban daton që nga vjeshta e kaluar, ndërsa emri i tij ka mbetur në listën e prioriteteve edhe gjatë kësaj vere.

Nëse transferimi finalizohet, Baleba do të jetë një tjetër përforcim i rëndësishëm për mesfushën e United, pas Andrey Santos dhe Youri Tielemans.

Pavarësisht moshës së re, Baleba ka fituar një eksperiencë të konsiderueshme në futbollin anglez. Në tri sezonet e tij në Premier League, mesfushori ka zhvilluar 98 ndeshje zyrtare dhe ka shënuar 3 gola.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?