United konfirmon sezonin katastrofik, eliminohet në FA Cup nga Fulhami

Manchester United eliminohet edhe nga FA Cup. “Djajtë e Kuq” janë mundur nga pika e bardhë e penalltisë në “Old Trafford” nga Fulham, pasi ndeshja shkoi në shtesë.

Fulham gjeti golin e avantazhit në fund të pjesës së parë pas një goditje këndi, Rodrigo Muniz asiston me kokë për Calvin Bassey, ky i fundit e dërgon topin me kokë në rrjetë, duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes vendase.

Goli i barazimit për “Djajtë” erdhi në minutën e 70-të me Bruno Fernandes, portugezi dërgoi topin në rrjetë më një goditje shumë të bukur pas asistit të Dalot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1 dhe më pas shkuan në ruletin e penalltive. Për Manchesterin gabuan Lindelof dhe Zirkzee, ndërsa te Fulham u treguan të gjithë të saktë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?