United merr vendimin për transferimin e Cristiano Ronaldos

Manchester United nuk do të synojë rikthimin e Cristiano Ronaldo gjatë kësaj vere. 36-vjeçari është lidhur me një rikthim të mundshëm në “Old Trafford”, pasi e ardhmja e tij është e paqartë te Juventusi. Edhe pse transferimi i tij është një ëndërr për përgjegjësin e merkatos së United, Ed Woodward, kjo lëvizje nuk do të ndodhë.

Sipas “Express Sport”, Djajtë e Kuq janë të përqendruar te transferimi i futbollistëve të rinj në merkato. Në vitet e fundit nuk kanë shkuar mirë as transferimi i emrave të njohur në moshë të madhe si Ibrahimovic dhe Cavani.

Kërkesat e mëdha të Ronaldos sa i përket pagës, e bëjnë një lëvizje të parealizueshme për momentin. Erling Haaland duket se është objektivi i preferuar, ndërkohë që Jadon Sancho, Declan Rice dhe Jules Kounde janë të tjerë emra shumë interesantë. Real Madrid tani duket më në avantazh në garën për të nënshkruar me Ronaldon, veçanërisht pas komenteve të bëra nga Zinedine Zidane në fillim të javës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP