United nuk lejon që Sanchez dhe Smalling të luajnë në Europa League

Manchester United ka vendosur zyrtarisht që të mos lejojë qëndrimin e Alexis Sanchez dhe Chris Smalling, respektivisht te Interi e Roma, edhe gjatë muajit gusht, pasi dëshiron të shmangë përballjen me ta si kundërshtarë, në rast se shorti do i gjejë përballë në Europa League.

Të dy futbollistët kanë qenë pjesë e klubeve italiane në huazim këtë sezon, ndërsa me ndërprerjen e futbollit për shkak të pandemisë, drejtuesit e “djajve të kuq” kanë pranuar huazimin deri në fund të muajit korrik, që përkon edhe me përfundimin e ndeshjeve të kampionatit.

Në muajin gusht Interi e Roma do të jenë të angazhuar në Europa League, ashtu si edhe Manchester United, ndaj drejtuesit e klubit anglez kanë refuzuar zgjatjen e huazimit edhe për këtë periudhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu e vetmja mundësi që Interi e Roma të kenë në dispozicion Sanchez e Smalling edhe për muajin gusht, është që të arrijnë marrëveshje për blerjen përfundimtare të tyre më herët se data 31 korrik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?