United nxjerr në shitje dy futbollistë pas blerjes së van de Beek

Donny van de Beek u afrua te Manchester United për 40 milionë stërlina. Tashmë “Djajtë e Kuq” po mendojnë për merkaton në dalje.  Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka dhënë “OK”-in e tij për të nxjerrë në shitje mesfushorët Jesse Lingard (27 vjeç) dhe Andreas Pereira (24 vjeç).

Lingard ka një kontratë deri në vitin 2021 me “djajtë”, ndaj largimi i tij është i paevitueshëm, në mënyrë që United të arkëtojë “cash”. Ndërsa kontrata e Periera skadon në vitin 2023 dhe kushton rreth 20 milionë euro.

Nga shitja e këtyre dy lojtarëve skuadra e United pritet të mbulojë shpenzimet për afrimin e Van de Beek, që nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me “të kuq”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?