United pëson humbje dhe ndaj C.Palace, Tottenham rigjen fitoren

Manchester United vijon krizën e rezultateve në Premier League. Djajtë e Kuq kanë pësuar humbjen e radhës 0-2 kundër Crystal Palace në “Old Trafford”.

Jean-Philippe Mateta ishte heroi i miqve falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë në minutën e 64-t dhe 89-të. Palace e parakalon në renditje United, duke shkuar në vendin e 12-të.

Tottenham ndërkohë bëri detyrën në transfertën ndaj Brentfordit. Janelt dhe Sarr shënuan dy golat për “Spursa-t” që i çojnë në kuotën e 27 pikëve në vendin e 14-t. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP