United tenton afrimin e Rudiger, por mbrojtësi i refuzon për shkak se …

Antonio Rudiger së fundmi sipas mediave angleze ka refuzuar transferimin te skuadra e Manchester United. Mbrojtësi gjerman, të cilit i skadon kontrata me Chelsean në qershor, kërkohet nga shumë klube elitare europiane, mes të cilave Juventus, Real Madrid dhe Bayern Munich.

“Djajtë e Kuq” ishin ndër të parët që kërkuan transferimin e tij, por sipas asaj që shkruan “Manchester Evening Neës” Rudiger ka refuzuar ofertën e tyre.

Refuzimi nuk ka ardhur për shkak të pagës së ofruar, por për faktin se United rrezikon seriozisht që të mos luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, një kompeticion që nuk kërkon ta humbasë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?