United u jep shansin tifozëve ta ndërrojnë falas fanellën me numrin 7 të Cavanit

Edinson Cavani pranoi që të jepte numrin 7 Cristiano Ronaldos, pas afrimit të portugezit në ditët e fundit të merkatos. Edhe pse numri ishte protokolluar në Federatën Angleze, Djajtë e Kuq sërish arritën që ta ndryshonin.

Sigurisht që ky nuk ka qenë një lajm i mirë për tifozët të cilët kishin blerë fanellën e Cavanit me numrin 7. United ndërkohë duket se e ka gjetur zgjidhjen, pasi ka vendosur që t’u jap mundësinë tifozëve që ta ndërrojnë falas me një fanellë të re me numrin 21.

Për të bërë një këmbim të tillë mjafton që ata të shkojnë në një nga dyqanet zyrtare të Djajve të Kuq dhe të paraqesin një kupon të blerjes së tyre. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP