Urban i druhet Shqipërisë: Na kanë hapur punë në ndeshjet e fundit …

Trajneri i Polonisë, Jan Urban, ka theksuar se pavarësisht eksperiencës në ndeshjet e “play-off”-it, skuadra e tij duhet të përqendrohet maksimalisht për sfidën ndaj Shqipërisë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes që do të zhvillohet në Varshavë, Urban u shpreh se sukseset e kaluara nuk garantojnë asgjë përballë një kundërshtari të fortë dhe tashmë të njohur.

“Po, kemi përvojë, por kjo mbetet në të kaluarën. Kur futesh në fushë, mendon vetëm për planin e lojës dhe mënyrën si do ta përballosh kundërshtarin. Nuk ka kohë për të menduar për ndeshje të mëparshme, sepse presioni dhe përgjegjësia janë shumë të mëdha,” deklaroi tekniku polak.

Polonia vjen në këtë përballje me një histori pozitive ndaj Shqipërisë, duke numëruar 10 fitore dhe vetëm 2 humbje në përballjet direkte. Megjithatë, rezultati i fundit mes dy skuadrave në vitin 2023 ishte në favor të kuqezinjve, të cilët më pas siguruan vendin e parë në grupin kualifikues për UEFA Euro 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

Urban mori drejtimin e Polonisë në korrik të vitit të kaluar, pas largimit të Michał Probierz, në një periudhë të shoqëruar me polemika rreth çështjes së shiritit të kapitenit të Robert Leëandoëski. Nga ana tjetër, Shqipëria drejtohet nga Sylvinho që prej vitit 2023.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri polak vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, duke nënvizuar stabilitetin dhe punën afatgjatë të kuqezinjve: “Në përballjet e fundit na kanë hapur shumë probleme. Kanë një skuadër të qëndrueshme dhe një trajner që punon prej vitesh me të njëjtin grup.”

Urban pret një ndeshje të hapur, pavarësisht prirjes mbrojtëse të Shqipërisë: “Ata kanë nevojë për rezultat dhe mund të befasojnë çdo kundërshtar. Shpresoj që këtë herë të mos ndodhë ndaj nesh.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?