Uzuni: Kush nuk ka uri për të luajtur me Kombëtaren në Europian, më mirë të mos vijë!

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut. Myrto Uzuni foli për fillimin e ciklit të ri të Kombëtares nën drejtimin e trajnerit Maran, duke vlerësuar qasjen më ofensive të stafit të ri dhe konkurrencën e lartë brenda grupit.

Sulmuesi kuqezi theksoi gjithashtu se objektivat e ekipit mbeten të qarta: vendi i parë në Nations League dhe kualifikimi në Kampionatin Europian.

Si ka qenë takimi i parë me trajnerin e ri dhe si është atmosfera në ekip? – Normalisht që është staf i ri, edhe sistemi është më ndryshe. Me trajnerin e ri mund të luaj më ofensiv. Siç ka ndodhur më parë, kur ka pasur trajner ofensiv, kemi shënuar më shumë gola.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja, qëndrim në Amerikë apo do të rikthehesh në Europë? – Kam kontratë me ekipin e Austin. Kam pasur një ofertë shumë të mirë në janar, ka qenë pothuajse i mbyllur si transferim, por në fund është prishur, sepse te Austin nuk kishte shumë prurje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cikël i ri me trajnerin Maran? – Normalisht, secili do të tregojë veten. Të gjithë kanë kualitet dhe të gjithë lojtarët mund të luajnë titullarë, pasi janë lojtarët më të mirë të Shqipërisë dhe, siç e thashë, të gjithë kanë mundësi të luajnë titullarë.

Siç e thashë edhe më parë, i uroj suksese trajnerit Silvinjo, kemi pasur suksese së bashku. Për sa i përket trajnerit të ri, siç e shihni nga eksperienca me skuadrat ku ka qenë, sulmuesit e tij kanë shënuar shumë gola dhe uroj që kjo të ndodhë edhe në Kombëtare.

A i keni edhe ju, si trajneri, të njëjtat objektiva, vendin e parë në Nations League dhe kualifikimin në Euro 2028? – Kur luan në ekipin Kombëtar, gjithmonë ke qëllime, sepse po luan për kombin. Duam të dalim të parët në Nations League dhe të kualifikohemi për në Europian. Këto janë qëllimet që na shtyjnë përpara. Nëse një lojtar nuk e ka urinë dhe dëshirën për të luajtur në Europian dhe për të fituar, atëherë nuk është i mirëpritur në ekipin Kombëtar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?