Uzuni magjik në Leagues Cup, shënon gol “alla Del Piero” në Amerikë (VIDEO)

Myrto Uzuni vijon të konfirmojë formën e mirë në aventurën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në suksesin e Austin ndaj Club America në Leagues Cup.

Në përballjen ndaj skuadrës së njohur meksikane, Uzuni gjeti rrjetën në minutën e 67-të, duke realizuar një gol spektakolar. Pas një topi të marrë në cepin e zonës, sulmuesi shqiptar lëshoi një goditje të fuqishme me të djathtën, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës dhe duke rikthyer baraspeshën në sfidë.

Por kontributi i Uzunit nuk u ndal me kaq. Takimi u vendos nga pika e bardhë e penalltive dhe 29-vjeçari mori përsipër të ekzekutojë një prej 11-metërshave të Austin. Sulmuesi shqiptar tregoi qetësi dhe saktësi, duke e kthyer në gol goditjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, Austin triumfoi pas penalltive dhe siguroi një biletë për në çerekfinalet e Leagues Cup.

Swiss Digital Mobile Reklama
Club América vs. Austin FC | Leagues Cup | Full Match Highlights

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?