FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Uzuni mposht Covid-19, gati të sfidojë Cristiano Ronaldon

Myrto Uzuni më në fund ka arritur që të fitojë betejën me Covid-10. Sulmuesi shqiptar, pjesë e Ferencvaroshit në Hungari, ka dalë në stërvitjen me ekipin e tij në prag të sfidës me Juventusin, në raundin e tretë të ndeshjeve në grupet e Championsit.

Fotot e shpërndara nga vetë 25-vjeçari, që e tregojnë në tapetin e gjelbër të “Puskas Arena”. Uzuni, i cili humbi përballjen me Lionel Messin, tashmë do të jetë përballë Cristiano Ronaldos, që gjithashtu e mposhti virusin famëkeq vetëm pak ditë më parë, teksa u kthye me dygolësh në fitoren e thellë 1-4 ndaj Spezias, në Serinë A.

Një lajm i mirë edhe për Kombëtaren Shqiptare, para nisjes së grumbullimit për ndeshjet e nëntorit. Tashmë Edy Reja mund të ketë një alternativë më shumë në fazën sulmuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?