Uzuni protagonist në Amerikë me gol, por humbet një penallti në finalen e US Upen Cup (VIDEO)

Nashville SC u shpall kampione e US Open Cup pas fitores 2-1 ndaj Austin FC në finalen e luajtur mbrëmjen e djeshme. Pavarësisht përpjekjeve dhe golit të Myrto Uzunit, skuadra amerikane e shqiptarit nuk ia doli të ngrejë trofeun.

Finalja nisi me dominim nga Nashville, që kaloi në avantazh në minutën e 17-të me anë të Mukhtar. Pak minuta më vonë, Uzuni pati mundësinë të barazonte me penallti, por gaboi nga pika e bardhë. Megjithatë, sulmuesi beratas u rikuperua shpejt dhe në fundin e pjesës së parë arriti të shënojë pas një aksioni të ndërtuar nga Sanchez, duke rikthyer shpresat për Austin FC.

Në pjesën e dytë, vendimin për trofeun e dha Surridge, i cili realizoi nga 11 metra në minutat vendimtare, duke vulosur suksesin për Nashville SC. Pavarësisht humbjes, Uzuni u vlerësua si një nga më të mirët në fushë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka arritur në kuotën e nëntë golave këtë sezon me fanellën e Austin FC.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Nashville SC wins Lamar Hunt U.S. Open Cup, first in club history, against Austin FC

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?