FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Valencia akuzon në UEFA Gasperinin për sjellje “të papërgjegjshme”

Gian Piero Gasperini pasi zbuloi se kishte pasur simptoma të koronavirusit para dhe gjatë ndeshjes së kthimit me Valencian në Ligën e Kampionëve, ka ngjallur polemika. Klubi i Valencias ka kërkuar një hapjen e një hetimi për trajnerin e Atalantës.

“Nëse Gasperini kishte simptoma të koronavirusit, atëherë të gjithë futbollistët dhe stafi i Atalantës duhej të futeshin në karantinë e të mos luanin, por u sollën në mënyrë të papërgjegjshme”, u tha ndër të tjera nga klubi i Valencias.

Ndeshja u luajt më 10 mars në “Mestalla” dhe u fitua 3-4 nga Atalanta, ndërkohë Valencia pas asaj sfide raportoi për 10 futbollistë dhe 15 pjesëtarë të stafit të klubit, të prekur nga koronavirusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?