Valencia, Gary Neville prezantohet të enjten si trajneri i ri
Prezantimi i Gary Neville, trajneri i ri i Valencias, do të bëhet ditën e enjte.
Detyrën e re Neville do ta marrë të dielën, një ditë pas sfidës Valencia-Barcelona në “Mestalla”. Në këtë ndeshje, në pankinën e Valencias do të jetë trajneri i përkohshëm Voro. Gary Neville do të ketë si asistent në pankinë pikërisht vëllain e tij, Phil, i cili në këtë moment është zëvendësuesi i Voros.
“Jam shumë i emocionuar dhe ndihem krenar për mundësinë që të drejtoi ekipin e Valencias. Mendoj se është një klub i madh, me shumë prestigj dhe e kujtoj mjaft mirë kohën që kam kaluar kur kam qenë pjesë e kësaj skuadre. Është një klub që ndjen pasionin dhe besnikërinë e tifozëve të saj. Mezi po pres të nis punën me këtë skuadër që ka në përbërje futbollistë shumë të talentuar”, tha Gary Neville.
KOHA JONË SONDAZH

