Valentono Rossi kaloi çdo “pengesë” që i doli para në Argjentinë
Piloti italian Valentino Rossi regjistroi një tjetër fitore të madhe dhe dramatike, duke arritur i pari vijën e finishit në pistën e Termas de Rio Hondo. I nisur nga vendi i tetë, piloti i Yamahas arriti të rikuperojë aq vende, sa u gjend shumë shpejt në një betejë të ashpër me kryesuesin e garës Marc Marquez. Kur mbeteshin edhe 14 xhiro nga fundi, spanjolli i Hondas vazhdonte të udhëhiqte me 4.2 sekonda avantazh ndaj Rossit, por bëri një gabim që i kushtoi shumë duke vendosur gomë të pasme të butë në motorin e tij, ndërkohë që Rossi zgjodhi gomë të fortë. Vazhdimi i garës bëhet edhe më i zjarrtë me Marquez që humbet kontrollin e Hondas pas dy kontakteve me motorin e italianit. Në pamundësi për t’u rifutur në pistë, këtu gara për kampionin në fuqi mori fund, duke humbur jo vetëm triumfin, por edhe pikë të rëndësishme në luftën për titullin, me Marquez që qëndron 30 pikë larg Rossit në renditje.
Ndërkohë kontakti mes tyre u shqyrtua nga drejtuesit e garës, të cilët e kaluan si incident të zakonshëm në pistë. – “Më vjen keq për atë që ndodhi me Marquez, por mendoj se ishte ai që u afrua duke pasur dy kontakte me mua. Vërtet më vjen keq, edhe pse ishte një garë shumë e bukur. Unë jam shumë i lumtur për fitoren”, ishin këto fjalët e para të Vale Rossit triumfit në Argjentinë.
Ka të drejtë të ndihet i lumtur edhe italiani tjetër, Andrea Dovizioso, i cili regjistroi një tjetër vend të dytë për Ducatin, i ndjekur nga Crutchloë, Iannone, Lorenzo e Smith.
KOHA JONË SONDAZH

