Valiev pas skandalin në Kampionatin Europian: Rusisë ia kam shlyer të gjitha detyrimet!

Shqipëria ka shkëlqyer në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Sllovaki, duke siguruar dy medalje: ari për Chermen Valiev dhe bronz për Zelimkhan Abakarov. Megjithatë, festa për arritjen historike të Valievit u zbeh nga një incident i rëndë gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve.

Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe njëkohësisht zëvendëspresident i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, shfaqi sjellje të pahijshme ndaj kampionit shqiptar.

Ai i vendosi medaljen Valievit me një gjest të shëmtuar dhe e quajti atë “tradhtar të atdheut”, pas humbjes që Valiev i shkaktoi kampionit rus Zaurbek Sidakov në finalen e peshave 74 kg në stilin e lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë Valiev e ka konfirmuar ngjarjen në një prononcim për “Match TV”:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mikhail Mamiashvili më quajti tradhtar të atdheut. Isha i hutuar. Iu afrova për t’u sqaruar, por organizatorët ndërhynë dhe më larguan,” – tha ai.

Chermen Valiev, i cili në vitin 2024 mori shtetësinë shqiptare, është tashmë një figurë historike për sportin shqiptar, duke fituar medaljen e parë olimpike për Shqipërinë dhe tashmë edhe titullin kampion Europe.

Ai theksoi se kalimi i tij për të përfaqësuar Shqipërinë është bërë në mënyrë të rregullt dhe transparente:

“Gjithçka u realizua në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Kam paguar 5 mijë euro për Federatën Ndërkombëtare dhe po aq për Federatën Ruse të Mundjes. Nuk kam shkelur asnjë rregull.” /Koha Jonë/

Valiev pas skandalit në Kampionatin Europian: Rusisë ia kam shlyer të gjitha detyrimet!

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?