Valon Ahmedi refuzon Maqedoninë, në pritje të ftesës së Gianni de Biasit (Foto)

Valon Ahmedi, mesfushori i talentuar i Celjes në Slloveni, vazhdon ta presë ftesën e përfaqësueses shqiptare. Ahmedi, 21 vjeç, është i vendosur ta presë ftesën e Gianni De Biasit dhe është i bindur se ajo nuk do të vonojë. Lojtari nga Kërçova e Maqedonisë ka pasur oferta për të mbrojtur ngjyrat e ekipit kombëtar maqedonas, por i ka refuzuar ato.  Para pak ditësh atij i ka arritur oferta e dytë nga Maqedonia, por duke shpresuar se do ta veshë fanellën kuqezi, Ahmedi mësohet se e ka refuzuar sërish atë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?