Valon Berisha mesazh Tares: Nuk rikthehem në Seria A, jam mirë në Bundesligë!
Valon Berisha nuk ka ndërmend të kthehet tek Lazio. Mesfushorinuk arriti që të përshtatet me futbollin italian teksa u largua në formë huazimi në Gjermani. Nga atje ai i ka dërguar një mesazh të qartë Igli Tares.
“Tani jam mirë këtu tek Fortuna Dusseldorf, skuadra ka mentalitetin e potencialin e duhur. Për më tepër Bundesliga është një kampionat tërheqës. Kemi shanse të mira të qëndrojmë në Bundesligë. Kur të rifillojmë, duhet të japim menjëherë maksimumin.
Na presin nëntë finale, duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë. Të luash pa publik do të jetë e vështirë. Tifozët tanë na mbështesin gjithnjë në mënyrë fantastike”, tha mesfushori kosovar i transferuar në Gjermani në huazim më të drejtën e blerjes nga klubi gjerman.