Valverde: Në humbjen ndaj Liverpoolit na u kujtua disfata me Romën!

Duke kujtuar rrugëtimin e Barcelonës në vitin 2019 Ernesto Valverde padyshim që nuk kishte si të harronte eliminimin e turpshëm ndaj Barcelonës. Strategu i njohur spanjoll e pranoi se në ato momente i kishte shkuar ndërmend humbja 3-0 ndaj Romës, në sezonin paraardhës. Katalanasit u mundën 4-0 nga Liverpooli në takimin e kthimit pasi kishin fituar 3-0 në “Camp Nou”.

“Deri në atë moment kishim luajtur një Champions League të jashtëzakonshëm. Ishim skuadra më e mirë e kompeticionit, nuk kishim humbur asnjë ndeshje dhe ishim me avantazhin 3-0 të takimit të parë. Në duelin e kthimit luajta me të njëjtën formacion dhe ideja ishte që të shënonim një gol.

Ata shënuan shumë shpejt dhe më pas na kaloi në mendje ajo që ndodhi në Romë, ai moment dobësie na penalizoi. Në pjesën e dytë kishte dy minuta vendimtare, në të cilat ata barazuan dhe ne humbëm ekuilibrin. Ishte një goditje shumë e rëndë, menduam se e kishim në dorë finalen”, deklaroi Valverde duke folur për faqen e klubit. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP