Valverde përfundon në listën e dëshirave të Manchester United

Manchester United ka nisur të planifikojë lëvizjet për merkaton e ardhshme. Sipas “Mundo Deportivo”, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paraqesin një ofertë prej 80 milionë eurosh për mesfushorin e Real Madridit, Federico Valverde.

Mesfushori uruguaian nuk duket të jetë në qendër të planeve të trajnerit Xabi Alonso, gjë që mund të hapë mundësinë e një largimi nga “Santiago Bernabéu”.

Për të ulur koston e operacionit, United mund të përfshijë në marrëveshje edhe kartonin e talentit Kobbie Mainoo. Në këtë mënyrë, anglezët synojnë të bindin Real Madridin dhe të sigurojnë shërbimet e një prej mesfushorëve më të vlerësuar në qarkullim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?