Valverde rikthehet në stërvitje pas sherrit me Tchouameni

Mesfushori uruguaian Federico Valverde është rikthyer në stërvitje me Real Madrid, vetëm pak ditë pas përplasjes së ashpër në dhomat e zhveshjes me Aurelien Tchouameni.

Sipas mediave spanjolle, incidenti mes dy lojtarëve kishte përfunduar në një sherr fizik, ku Valverde kishte pësuar një traumë në kokë. Parashikimet e stafit mjekësor flisnin për të paktën dy javë mungesë, por uruguaiani ka surprizuar duke u rikthyer shumë më shpejt se sa pritej në grup.

Ky rikuperim i shpejtë pritet ta bëjë Valverde-n të gatshëm për sfidat e fundit të kampionatit ndaj Sevilla dhe Athletic Bilbao.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, klubi madrilen ka vendosur të reagojë ashpër për ngjarjen jashtë fushës. Drejtuesit e “Los Blancos” kanë ndëshkuar si Valverde-n ashtu edhe Tchouameni-n me nga 500 mijë euro gjobë secilin për shkelje disiplinore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç aspektit fizik dhe financiar, në Madrid shqetësim mbetet edhe atmosfera brenda skuadrës. Shtypi madrilen raportoi se sjellja e Valverde-s gjatë sezonit ka krijuar tensione me pjesën tjetër të grupit, duke sjellë pakënaqësi të dukshme në dhomat e zhveshjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?