Valverde rrezikon shkarkimin, drejtuesit katalanas nisin takimin me pasuesin e tij
Rezultatet e dobëta në disa ndeshje vendimtare, kanë bërë që drejtuesit e Barcelonës të rimendojnë për të ardhmen e Valverdes. Në Spanjë, RAC1, raporton se drejtuesit e ekipit katalanas kanë pasu një takim me Xavin, por jo për një ribashkim si trajner. Drejtori Sportiv, Eric Abidal dhe CEO, Oscar Grau kanë takuar ish-futbollistin e njohur ditën e premte.
Xavi është trajner i skuadrës së Al Sadd në Katar dhe drejtuesit e Barcelonës e shohin si njeriun e duhur që mund të zëvendësojë Ernesto Valverden. Trajneri spanjoll nuk është më i paprekshëm pas eliminimit në gjysmëfinalen e Superkupës.
Kontrata e tij do të përfundojë në qershor, por drejtuesit blaugrana edhe pse po mendonin për rinovimin, tashmë edhe mund ta shkarkojnë. 55-vjeçari ndërkohë është shfaqur shumë i qetë në lidhje me të ardhmen e tij, duke i cilësuar zërat si të kuptueshme. /R.Lika-Koha Jone/