FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Van Basten: De Ligt nuk ka mësuar shumë te Juvja, vetëm u turret sulmuesve!

Holanda triumfoi kundër Austrisë, por legjenda e Holandës, Marco Van Basten, ka kritika për mbrojtjen dhe për lojtarin e Juventusit, Matthijs de Ligt. Edhe pse ky i fundi bëri një paraqitje të mirë, ish-sulmuesi nuk mendon kështu.

“Nëse e shikoni Stekelenburg duke e goditur shpesh topin në rivënie, atëherë kjo nuk është gjë e mirë. Duhet më shumë shpirt luftarak, duhet më shumë vizion dhe kontroll nga mbrapa. Deri tani nuk e kam parë këtë gjë.

De Ligt është një mbrojtës qendror, por ai ka nevojë për më shumë distancë. Ai duhet të tregojë vlerat e tij, duhet të drejtojë mbrojtjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thjesht vrapon pas lojtarit që ka për të markuar, duke lënë hapësira të mëdha. De ligt shkoi në Itali të mësonte si mbrohet, por nuk besoj se ka mësuar shumë atje”, është shprehur van Basten.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?