Van Dijk i jep 3 pikët e radhës Liverpoolit, Tottenhami i Mourinhos nuk ndalet (VIDEO)
Liverpooli nuk ka ndërmend që të ndalet në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp fitoi 2-1 ndaj brishton duke mbetur në krye me 40 pikë, 11 më larg se Manchester City.
Protagonist për të kuqtë ishte mbrojtësi Virgil Van Dijk. Mbrojtës holandez shënoi dy gola fantastik me kokë, duke konfirmuar sezonin magjik që po kalon, vetëm dy ditë para ceremonisë së “Topit të Artë”. 10 minuta nga fundi i ndeshjes, Dunk shënoi golin që rihapi ndeshjen. Ai befasoi portierin Alisson, teksa braziliani po vendoste murin.
Tottenham vijon me fitore nën drejtimin e Jose Mourinhos. “Spursat” triumfuan 3-2 ndaj Bournemouth. Dele Alli shënoi dy gola fillimisht, ndërkohë që më pas Mousa Sissoko shënoi edhe të treitin. Gjithsesi miqtë u zgjuan në minutat e fundit me Harry Wilson, por pa mundur që të dalin me pikë. /R.Lika-Koha Jone/