Van Dijk i ndërpret intervistën, Shaqiri e kap “me shqelma” (VIDEO)

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, teksa po jepte një intervistë, ku fliste për mungesën e aktivizimit të tij gjatë sezonit të kaluar, “u bezdis” nga fakti që dy holandezët e “The Reds”, Virgil va Dijk dhe Georgino Ëijnaldum po kalonin me biçikletë pas shpinës së tij.

28-vjeçari pasi u kërkoi falje reporterit te klubit të Liverpoolit, që kishte përballe për ndërprerjen e intervistës, iu vërsul gjigantit holandez me fjalët: “Eh man, go away now!” (eh njeri, ik tani).

“Mezi e pres sezonin e ri dhe do të përpiqem ta ndihmoj ekipin gjatë gjithë kohës. Besoj se do të kem mundësinë të luaj si sezonin e parë. Mendoj se kemi shumë lojtarë të mirë te Liverpooli, të gjithë mund të luajnë. Po përpiqemi t’ia bëjmë shumë të vështirë zgjedhjet trajnerit, si gjithmonë.

Po përpiqem të jap maksimumin tim dhe të ndihmoj ekipin të fitojë sa më shumë ndeshje, tituj. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Të gjithë jemi të entuziazmuar dhe duam ta përsërisim sezonin e kaluar. Do të jetë mjaft e vështirë, por do të përpiqemi të fitojmë përsëri shumë gjëra. E kemi kapacitetin, kemi edhe ekipin e duhur, që është mjaft i uritur dhe dëshiron të fitojë shumë tituj.”

 

View this post on Instagram

 

“Eh man, go away now!” ? Shaq can’t finish his interview in peace ?? #LFC #LiverpoolFC #PreSeason

A post shared by Liverpool Football Club (@liverpoolfc) on

SHKARKO APP