Van Dijk refuzon super ofertën e PSG, do të rinovojë me Liverpoolin
Virgil van Dijk nuk do të largohet nga Liverpooli. “The Sun” raporton se qendërmbrojtësi holandez ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e “The Reds” për zgjatjen e bashkëpunimit.
Ish-futbollisti i Southamptonit duhet të firmosë kontratën e re me kohëzgjatje për 5 vjet, në bazë të së cilës do të përfitojë 13 milionë euro në sezon, duke lënë pas edhe pagën aktuale të egjiptianit Salah (11.5 milionë).
Tabloidi anglez shton se PSG i kishte bërë një ofertë edhe më të rëndësishme van Dijkut, që shkonte rreth 16 milionë euro në vit, por që nuk e ka bindur gjigantin e “tulipanëve” të transferohet në Paris.
Zyrtarizimi i kontratës së re me Liverpoolin do të ndodhë në fund të kampionatit. Tani drejtuesit e kampionëve në pritje të Anglisë do të jenë të përqendruar në bisedimet për zgjatjen e kontratës së Manè-s.