Van Dijk: Topi i Artë? Nëse zgjidhem fitues do të jem i nderuar
Virgil Van Dijk mbrojtësi i Liverpul është një ndër kandidatët për çmimin e “Topit të Artë”.
Holandezi është shprehur se ndjehet i vlerësuar dhe i nderuar që është një ndër kandidatët për fitimin e këtij çmimin, dhe beson se ata që do të votojnë, do të zgjedhin më të mirin.
“Është e qartë, jam i nderuar që përmendem si një kandidatë për “Topin e Artë”, por e vetmja mënyrë për të ndikuar, është të përqendrohem në lojën time”, tha Van Dijk.
“Unë s’mund të votoj, por jam i sigurt se ata që do ta bëjnë këtë do të dalin me vendimin e duhur. Nëse zgjidhem, atëherë do të jem i nderuar. Por, nëse nuk zgjidhem, nuk do të jetë fundi i botës”.
Van Dijk e ndihmoi Liverpulin në mbrojtje për të luftuar për titullin e Premierligës, por në fund mbeten një pikë prapa Manchester City.
Ai luajti rol të madh në triumfin në Champions League, trofe që Liverpooli se kishte fituar që nga viti 2005.