Van Gaal pas “gjurmëve” të Mourinhos! Shaqiri me shokë çojnë Junajtid në krizë
Leicester, ekipi surprizë deri tani i Premier League, është ndalur nga Liverpul në ndeshjet e javës së 18-të në Premier League. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop rikthehet te fitorja, falë golit te Benteke në pjesën e dytë. Leicester mbetet në kuotën e 38 pikëve pas humbjes, në pritje të ndeshjes së mbrëmjes teksa mes Southampton dhe Arsenal, topçinjtë nuk mundën të ngjiteshin në krye të klasifikimit, pasi humbën thellë me vendasit. Sakaq, trajneri i ri i Chelsea, Guss Hidink ka debutuar me barazim në stolin e Bluve të Londrës, 2-2. Skuadra londineze kaloi me Diego Costa në avantazh por më pas u gjet në dis-avantazh me Uatford, duke barazuar shifrat në pjesën e dytë me të njëjtin lojtar. Oskar humbi një 11-metërsh 10 minuta nga fundit, duke mos i dhënë mundësi holandezit të debutonte me fitore. Trajneri holandez Luis van Gaal, pritet të ketë fatin e Jose Mourinhos, pas humbjes së djeshme. Ashtu siç ndodhi te Chelsea, që pas çdo jave thellonte rezultatet negative në kampionat, e njëjta gjë po ndodh me Djajtë e Kuq. Në sfidën e parë të javës së 18-të në Premier League, Mançester Junajtid kapitulli në fushën e Stoke City, 2-0. Përballë skuadrës në radhët e së cilës aktivizohet futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Sahaqiri, Mançester Junajtid u ndëshkua që në pjesën e parë me dy gola të shpejtë. Shaqiri luajti 65 minuta lojë dhe u zëvendësua më pas nga Diouf. Krkiç në 19 dhe Arnautoviç në 26’ shënuan golat e fitores për vendasit, që mbetën në fuqi deri në fund të takimit. Me këtë humbje Junajtid ndodhet në kuotën e 29 pikëve, ose 9 pikë më pas se Leicester. Van Gaal aktivizoi Depay në pjesën e parë dhe la Rooney në stol, por holandezi zhgënjeu dhe pavarësisht se në pjesën e dytë në vend të tij u aktivizua sulmuesi i kombëtarëve të “Tre Luanëve”, nuk u shmang humbja nga “Djajtë e Kuq”. Pas eliminimit nga Champions, tani Mançester Junajtid është larguar edhe nga pretendimet për titull. Luis van Gaal, 6 javë pa fitore në stolin e Junajtid dhe pas humbjes së katërt radhazi, u pyet nëse ka frikë tani nga shkarkimi. “Bisedoj me klubin dhe jo me ju për këtë çështje,” – i tha ai gazetarit. Më tej shtoi se: “E ndjej akoma mbështetjen e lojtarëve të mi dhe të bordit. Tifozët mund të jenë të zhgënjyer, por kjo është logjike pas katër humbjeve.” Van Gaal tha se me rëndësi është kthesa, teksa do të përballet me Gus Hidink në sfidën tjetër. Përballë Junajtid do të jetë Çelsi, në mesjavë. Në rast të një humbje tjetër, spekulimet flasin se ai mund të shkarkohet. Besohet se ashtu si me Chelsea, skuadra e tij do të drejtohet deri në fund të edicionit nga një trajner provizor qoftë edhe ndihmësi i tij Rajan Gigs. Pep Guardiola, ose Jose Muorinho shihen si pasues të mundshëm të Luis van Gaal.
Premier League
Java e 18-të/26 dhjetor
Stoke-Manch.U 2-0
Bourn.-Cristale P. 0-0
Aston Vila-Uest Hem 1-1
Chelsea-Vatford 2-2
Liverpul – Leicester 1-0
Manch. C- Sunderland 4-1
Svansea-UBA 1-0
Totenhem-Noruiç 3-0
Njukasëll-Everton 0-1
Southampton – Arsenal 3-0 (70')
Klasifikimi
Leicester 38
Arsenal 36
Manch. C. 35
Totenhem 32
Crystal P. 30
Manch. U. 29
Vatford 29
Liverpul 27
Uest Hem 26
Stoke 26
Everton 26
Southampton 24
UBA 20
Bournemouth 20
Chelsea 19
Svansea 18
Noruich C. 17
Njukasëll 17
Sunderland 12
Aston Vila 8
KOHA JONË SONDAZH

