Van Gaal pranë shkarkimit, sot Arsenal-Çelsi 

Saothampton dhe Charlie Austin befasojnë Manchester United. Djajtë e Kuq janë ndëshkuar në fund të ndeshjes me gol të Austin dhe pas kësaj humbje mediat britanike shkruajnë se pritet shkarkimi i trajneri Van Gaal. Me këtë humbje Manchester United ndodhet 10 pikë larg Leicester, që fitoi 2-0 me Stoke dhe vazhdon të ruajë kreun pas javës së 23-të. Fitore e çmendur e Liverpul, ndaj Noruiç në transfertë 5-4. Vendasit ishin në epërsi 3-1 deri në 54’ por kjo ndeshje u kthye në një goleadë pa frena ku Llallana shënoi dy gola në fund për miqtë. Sot në Premier League luhet super-ndeshja mes Arsenalit dhe Çelsit (17.00). Në rast fitoreje, të besuarit e Arsen Venger do të barazohen në krye me pikë, me Leicester.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?