Van Gaal presion United, për portierin De Gea
Menaxheri i Manchester Unitedit, Luis Van Gaal ka marrë një vendim befasues për David De Gean.
Luis Van Gaal më në fund dorëzohet para presionit të David de Geas. Trajneri holandez u ka kërkuar drejtuesve të Manchester United ta mbyllin sa më shpejt marrëveshjen për shitjen e portierit spanjoll te Real Madridi, raporton AS.
Paraqitja e De Geas ndaj Paris Saint Germmain e ka zhgënjyer shumë 63-vjecarin, i cili e ka kuptuar se nuk mund të marrë maksimumin nga një portier që dëshiron të largohet nga “Old Trafford”.
Ndryshimi i qëndrimittë Van Gaal, është një hap para në bisedimet mes klubeve, por që kërkohet ende kohë për një marrëveshje përfundimtare, sepse drejtuesit e United e konsiderojnë një shenjë dobësie shitjen e një prej lojtarëve më cilësorë një klubi rival në Ligën e Kampionëve.
Kurse, “Djajtë e kuq” nuk dëshirojnë të përsërisin gabimin e David Beckham dhe Cristiano Ronaldo, të cilët i lejuan të transferohen në Santiago Bernabeu.
KOHA JONË SONDAZH

