Van Gaal qëllon me shuplakë gazetarin (Video)
Louis van Gaal duket se dëshiron t’i prish marrëdhëniet me të gjithë, pasi i ka rënë me shuplakë një gazetari gjatë konferencës pas ndeshjes me Southamptonin
Pas humbjes 1:0 nga Southamptoni në ‘Old Trafford’, holandezit nuk i pëlqeu pyetja që i bëri gazetari, teksa i ka rënë lehtësisht atij shuplakë.
Gjithçka kishte të bënte me mbrojtësin, Ashley Cole të cilit i është ndërprerë kontrata nga Roma. Gazetari e pyeti Van Gaalin për një kalim të mundshëm në ‘Old Trafford’ të ish mbrojtësit Arsenalit e Chelseat. Holandezi më pas i ka rënë lehtësisht me shuplakë gazetarit duke i thënë: “Ai nuk ka luajtur për një vit”. /Express/
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=p_E0UrIYRE0″ width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

