Van Gaal: Valdes do të largohet nga Manchester United

 

 Portieri Viktor Valdes do të largohet nga Manchester United pas refuzimit për të luajtur me ekipin e dytë sezonin e kaluar, u shpreh trajneri i ekipit, Louis van Gaal.

Ish-portieri 30-vjeçar i Barcelonës, i cili iu bashkua Manchester United në janar nuk ishte i përfshirë në skuadër për turin aktual parasezonal në SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vitin e kaluar, ai refuzoi të luajë me ekipin e dytë”, u shpreh Van Gaal për gazetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Kur nuk u përmbahesh këtyre principeve, ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është largimi nga skuadra”, theksoi ai.

“Ky është një zhgënjim i madh. Është për të ardhur keq sepse ne i dhamë mundësinë për t’u rehabilituar, i nënshkruam kontratën për ta bërë të gatshëm për të luajtur”, tha Van Gaal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?