Van Persie merr drejtimin e Feyenoord, do të sfidojë Interin në Champions

Robin Van Persie është trajneri më i ri i Feyenoord. Marrëveshja mes palëve është arritur këtë të premte dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

Feyenoord ishte në kërkim të një trajneri prej kohësh, pas shkarkimit Brian Priske. Sipas raportimeve nga Holanda, Van Persie ka firmosur kontratën deri në verën e vitit 2027.

Ish-lojtari holandez do të ketë një detyrë të vështirë në kampionat, por edhe në Champions League. Feyenoord u vendos përballë Interit në fazën e 1/16-ve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debutimi i Van Persie do të jetë ndaj Nijmegen më 1 mars në kampionatin holandez.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?